Protestë e punonjësve të naftës në Fier e Ballsh

27/03/2014 00:00

Rreth 140 punonjës në rafinerinë e përpunimt të naftës në Fier zhvilluan një protestë 1-orëshe mëngjesin e së enjtes.

Shkak për këtë është mosmarrja e pagës së muajit shkurt si dhe pagat e prapambetura nga viti i kaluar.

Punonjësit thonë se kontrata kolektive është shkelur në mënyrë të njëanshme nga punëdhënësi. Shkrirja e repartit zjarrfikës paraqet rrezik të madh për vetë rafinerinë dhe gjithë komunitetin.

Sipas protestuesve, nëqoftëse nuk do të plotësohen këto kërkesa, protesta e tyre do të përshkallëzohet. Në të njëjtën kohë është zhvilluar protestë 1-orëshe edhe në kombinatin e përpunimit të thellë të naftës në Ballsh.

Top Channel