“Je e çmendur”/ Përplasje të ashpra në mbledhjen e KLP mes Sokol Stojanit dhe Mirela Bogdanit: Kështu e gjykova, kush je ti që… Në hapje të sezonit shkollor, shkolla 9-vjeçare e fshatit Thanasaj në komunën Dushk, në Lushnjë ishte në gjendje të amortizuar.
6 muaj me vone, situata eshte akoma me e rende dhe ditet me shi jane me te veshtirat per kete shkolle. Nxenesit struken me gjithe banka ne anet e mureve sepse ne mes te klases uji pikon nga çatia. Shkolla i ngjan nje tuneli, gjithe lageshtire, e shkaterruar, e pamundur qe ne ato ambiente te behet mesim, megjithate nxenesit vazhdojne te ndjekin mesimin çdo dite.
“Shiu që bie jashtë futet brenda dhe ne nuk kemi ku të ulemi, ku të mësojmë se bankat janë të lagura”, thotë një nxënës.
Mesuesit kerkojne ndihme sepse eshte e pamundur qe te vazhdohet ne kete menyre. Ne shtator, Drejtoria e Higjienës urdheroi mbylljen e kesaj shkolle, por kjo nuk u mor parasysh nga Drejtoria Arsimore qe e mbajti hapur.
“Fillojmë mësimin pasi kemi nxjerrë ujin nga klasat. Gjendja është skandaloze. Gjithçka ka ndryshuar vetëm për keq”, thotë mësuesja Alnida Ruli.
Drejtuesi i shkolles tregon se vetem perkushtimi i mesuesve ben qe ne kete ambient te vijoje mesimi.
“Ne kemi bërë kërkesat tona të vazhdueshme, por deri më sot nuk kemi patur asnjë ndërhyrje, thotë drejtori i Shkollës, Dashurim Sula.
Asnje investim nuk eshte bere ne kete shkolle prej 20 vjetesh, ndersa ne çdo celje te vitit te ri shkollor, mjetet e punes didaktite blihen nga vete mesuesit, qe mundohen te riparojne vete edhe dyert e dritaret.
Top Channel