880 mijë persona që i përkasin grupmoshes 40-65 vjeç do të bëjnë
kontroll shëndetësor falas, në 421 qendrat shëndetësore të vendit.

Personit i dergohet nje leter, ku i njoftohet dita dhe ora kur duhet te paraqitet. Infermieri i Qendrës Shëndetësore do të orientoje pacientin, do te marre gjakun per analizat e duhura e me pas infromacioni i grumbulluar nga analizat do te vleresohet nga mjeku i familjes.

Zëvendësministri i Shendetesise, Klodian Rrjepaj ka detajuar paketen e diagnostikimit, e cila perveç analizave laboratorike do te fokusohet edhe ne keshillim.

“Ky program do të adresojë në mënyrë sistematike faktorët madhorë të vdekshmërisë premature, të cilët janë hipertensioni, duhanpirje, obeziteti, dieta e varfër, vlerësimi i aktivitetit fizik, këshillimi, ushqyerja, nivelin e stresit dhe depresionit, matjen e presionit arterial, indeksi i masës trupore, ECG, formulë gjaku, glicemi, provat e hekurit, provat renale, etj”, tha Rrjepaj.

Ministri i Shendetesise Ilir Beqja theksoi se pas heqjes se TVSH-së per ilaçet, shtimit te numrit te barnave te listen e rimbursimit, kontrolli shendetsor falas eshte nje tjeter premtim i mbajtur.

“Qeveria e koalicionit ka zgjedhur mbulimin universal për kujdesin shëndetësor për shqiptarët, sepse besojme do t’ia dalim të rrëzojmë barrierat për shumë shqiptarë dhe do të mund të ofrojmë më tepër siguri me kujdesin shëndetësor që ata meritojnë. Tradicionalisht sistemi shëndetësor ka patur qendër sëmundjen, le të përpiqemi të vendosim në qendër shëndetin, duhet të investojmë për shëndetin dhe qoftë parandalimi, qoftë zbulimi i hershëm, janë investim për shëndetin. Kjo është arsyeja pse një nga shtyllat kryesore e programit tonë 4-vjeçar për shëndetësor është programi bazë shëndetësor për shqiptarët rezidentë për shqiptarë 45-65 vjec”, tha Beqja.

Rreth 15 % e grupmoshes 40-65 vjeç banojne ne zona te skajshme çka e veshtireson aksesin e tyre ne qendrat shendetesore. Sipas ministrit te Shendetesise, Beqja per ta do te mundesohen njesi te levizshme.

Top Channel