Emigracion ditor në Greqi

27/03/2014 00:00

Qyteza e Konispolit, bashkia më jugore e Shqipërisë ende siguron më
shumë se 60 perqind të të ardhurave vjetore prej emigracionit. Por në
ndryshim nga shumë zona të tjera në Jug, në Konispol emigracioni është
ditor.

Burra dhe gra, nisen cdo mëngjes herët, kalojnë kufirit në Qafë-Botë për të shkuar në punë në Greqi dhe marrin rrugën e kthimit për në shtëpi në mbrëmje. Prej të paktën 15 vitesh banorët e Konispolit mbajnë peshën kryesore të punës në peshkim, bujqësi dhe ndërtim në zonat e Sajadhës dhe Asproklisit në komunat greke prane kufirit.

“Ne na intereson kjo gjë, sepse me këto të ardhura mbajmë familjen”, thotë Qazim Dine.

Hazbo Kareci punon në Greqi prej vitesh. Ajo është një tjetër emigrante ditore. Puna në Greqi, sipas saj, ka bërë që shumica e banorëve  në Konispol sot të kenë një shtëpi të re dhe të fillojnë të investojnë në parcelat e tyre.

“Në Greqi kam 6 vjet që shkoj, ndërsa bashkëshorti im ka që në vitin 1997. Jemi mirë sepse kështu nxjerrim të ardhurat tona”, thotë banorja.

Klodian Uzeiri ka mbjellë dhe kujdeset për disa qindra rrënjë agrume, kryesisht mandarina në fushat përballë Konispolit, kete pune e ben prej moshes 15-vjecare

Në Konispol jetojnë rreth 3500 banorë dhe pjesa dermuese eshte e punesuar ne bujqesi, turizem dhe veçanerisht ne kete lloj emigracioni.

Top Channel