Durrës, arrestohen grabitësit e natës

27/03/2014 00:00

Vjedhjet janë kthyer në një fenomen shqetësues për qytetarët dhe
bizneset e vogla të Durrësit, të cilat sulmohen kryesisht gjatë orëve të
natës.

Me rritjen e numrit të tyre është rritur edhe forca zbuluese e dokumentuese ndaj këtij krimi. Së fundmi, shërbimet e policisë së Durrësit kanë ndaluar edhe 2 të rinj, banorë të zonës së ish-kënetës që ishin kthyer në tmerr për pronarët e dyqaneve dhe familjet në lagjet periferike të qytetit.

Për të paktën 7 raste vjedhjesh të realizuara gjatë periudhës janar-mars të këtij viti deklarohet se është bërë dhe dokumentimi i aktivitetit të paligjshëm. Edmond Pjetri 18 vjeç dhe Erjon Ferra 19 vjeç akuzohen për vjedhjen me thyerje në bashkëpunim të dyqaneve, magazinave, por dhe banesave kryesisht në lagjet 14, 16 dhe 17 të qytetit bregdetar, ndërsa në cilësinë e provës materiale iu sekuestruan disa sende të vjedhura mes të cilave një motoçikletë, televizor plazma, veshje, si dhe pajisje të përdorura nga dy të rinjtë për hapjen e qepenave dhe banesave.

Top Channel