Dëmshpërblimi i ish të përndjekurve

27/03/2014 00:00

Fatura financiare për dëmshpërblimin e një pjese të ish të përndjekurve politikë, për këtë vit është 18 milionë dollarë.

Ministri i Mirëqenies Sociale Erion Veliaj, tha se te gjithe ish te perndjekurit politikë qe jane gjalle dhe qe nuk kane marre asnje qindarka per vitet e kaluara ne burg do te jene te paret qe do ta perfitojne kete demshperblim.

“Fatura financiare për këtë vit është 18 milionë dollarë, rreth gjysma e saj do të përdoret për këstin e parë, gjysma tjetër do të aplikohet me sistemin e ri, për t’iu dhënë atyre që janë gjallë. Ajo bëhet për me një përpjestim, ndërkohë që shumat personale të secilës dosje variojnë nga vitet e burgut dhe vështirësi të tjera që janë llogaritur në sistem. Për këtë vit pritet që 2100 persona, të cilët nuk kanë marrë këstin e parë të jenë ata që përfitojnë dhe pastaj 2 mijë të tjerët për ata që janë gjallë për të bërë diferencën mes individëve dhe dosjeve do të jenë ata që përfitojnë prej ndryshimit në skemë”, tha Veliaj.

Ne ministrine e Financave jane regjistruar rreth 20. 800 kerkesa nga ish te perndjekurit politikë, nje pjese e te cileve kane nderruar jete. Fatura totale financiare per demshperblimin e tyre arrin ne qindra milionë dollare.

Top Channel