Tentoi të vriste dy vëllezër, arrestohet

26/03/2014 00:00

Një ish-polic i komunës Lopëz, Tepelenë i shpallur në kërkim për
tentativë vrasjeje dhe plagosjen e dy vëllezërve është vënë në prangat e
policisë në kuadër të operacionit të koduar “Dhëmbeli”.

Si rezultat i operacionit u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit, Klemend Imeri, 29 vjeç, banues në fshatin Dhëmblan të rrethit Tepelenë. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim, pasi më datën 25.06.2013, në vendin e quajtur Kozaricë, në afërsi të fshatit Dhëmblan, pas një konflikti për motive pronësie ka tentuar të vrasë me armë zjarri dy vëllezërit H.S.e G.S, nga fshati Dhëmblan, të cilët kanë mbetur të plagosur nga të shtënat, por jashtë rrezikut për jetën.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Top Channel