Shkodër, aksidentet në zonat e rrezikshme

26/03/2014 00:00

Në kryqëzimin e rrugëve në Kryebushat, 15 kilometra larg qytetit të Shkodrës kanë ndodhur shumë aksidente rrugore.

Aksidenti qe tronditi gjithe opinionin ishte ai ku 5 te rinj humben jeten pasi mjeti i tyre u perplas me nje kamion ngarkuar me lende drusore. Ditet e fundit perfunduan hetimet per kete aksident dhe drejtuesi i kamionit eshte shpallur fajtor per shkelje te rregullave te qarkullimit. Dy dite me pare serish ky vend u be skene e nje aksidenti qe perfundoi me 10 te plagosur nje prej te cileve nje 15-vjeçar po lufton per jeten.

Kryqezimi mbetet tejet i rrezikshem, pasi eshte ndertuar keq dhe mungon sinjalistika. Por shkaku i aksidenteve nuk eshte vetem infrastruktura por edhe shkelja flagrante e rregullave te qarkullimit nga drejtuesit e mjeteve.

Nisur nga kjo problematike Drejtoria e Lejeve te Drejtimit ka zhvilluar nje takim me drejtuesit autoteknikë te autoshkollave ne Shkoder. Sipas Drejtorit te Drejtorise, Demir Osmani 25% e atyre qe duan te marrin paten nuk paraqiten ne autoshkolla.

“Problemi i parë është edukimi i të rinjve me edukatën rrugore. Ne e kemi shumë problem shumë të madh, pasi një pjesë e të rinjve nuk i respektojnë rregullat pasi marrin lejet e drejtimit. Po ashtu ka probleme me frekuentimin e kurseve teorike në autoshkolla”, thotë Osmani.

Pavarsisht vendosjes se sinjalistikes dhe disa masave mbrojtese ne rruge aksi rrugor nacional Lezhe-Shkoder  mbetet nje zone problematike.

Top Channel