Prokuroria: Ka prova kundër Frrokut

26/03/2014 00:00

Një dëshmitar me identitet të ndryshuar, dhjetëra filmime të kamerave të
sigurisë së bizneseve, jo vetëm në vendngjarje, por edhe përgjatë
akseve ku ka udhëtuar i pandehuri Arben Frroku mbrëmjen kur u vra
kryekomisar Dritan Lamaj, janë mes të tjerash provat ku bazohet
Prokuroria e Krimeve të Rënda për ta akuzuar biznesmenin Frroku për
vrasjen e komisarit.

Në seancën e dyte gjyqësore ndaj Frrokut, tre prokurorë të Krimeve të Renda lexuan kërkesën për gjykim përpara trupës gjyqesore, ndërkohë që kërkuan që në procesin gjyqësor të thirren gati 70 deshmitare, mes tyre shumica jane te aferm dhe familjare te te pandehurit.

Prokuroret konsiderojne si proven kyçe deshmine e deshmitarit, qe ndodhet nen program mbrojtjeje dhe qe i eshte ndryshuar edhe emri, i cili thote se ka pare pak çaste pasi u qellua komisari i policise, te largohej nga vendngjarja Arben Frrokun, me automjetin nga u qellua.

Prokuroret thone se motivet e krimit ndaj fuksionarit te policise Lamaj lidhen me nje konflikt ne mars 2012 mes komisarit dhe Frrokut, perplasje e cila ka kulmuar ne muajin shtator me shoqerimin ne komisariatin numer gjashte te biznesmenit Frroku.

Arben Frroku nga ana e tij deklaroi se provat jane te manipuluara dhe se ai nuk ka lidhje me krimin. Sipas tij, Shqiperia eshte nje fshat i vogel ku te gjithe njihen se kush i perket biznesit dhe kush botes se krimit. Te gjithe e dine se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe se atij i janë shkelur te drejtat. Seanca e radhes u vendos te zhvillohet me daten 2 prill.

Top Channel