Ndëshkim kompanive që fshehin pagat

26/03/2014 00:00

Çdo kompani qe fsheh pagat reale te punonjesve te saj, do te penalizohet
rende, pasi deficiti ne skemen e pensicione llogaritet te jete sa 1.6 %
e Prodhimit te Brendshem Bruto.

“Shton penalitetet për ato kompani apo institucione që nuk i deklarojnë pagesa reale, jo vetëm që i jep një kolpo vdekjeprurëse nga ana financiare këtij sistemi që duam të ngremë, por ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së qytetarëve, kur ata kapin moshën e tretë”, thotë Erjon Veliaj, ministër i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë.

Ministri Veliaj, gjate inagurimit te Arkivit te Institutit te Sigurimeve Shoqerore, tha se reforma e pensioneve do te parashikoje rritjen e moshes se daljes ne pension por do te preke vetem te rinjte e sotem.

“Ne nuk kemi një vendimmarrje për rritjen e moshës. Nëse do rritet mosha nuk do të rritet këtë vit dhe nuk do të rritet menjëherë, pra bëhet fjalë për projeksione që shkojnë deri në vitin 2080. Bëhet fjalë për ata njerëz që sot janë 30-40 vjeç që do të dalin në pension pas 25 ose 30 vitesh”, tha Veliaj.

Drejtoresha e institutit te sigurimeve shoqerore Vjollca Braho, tha se eshte rritur ne menyre abuzime ndihma qe jepet per invalidet.

“Problematike mbetet rritja e numrit të invaliditetit. Megjithatë ka faktorë objektivë si rritja e moshës së daljes në pension, përsëri kemi rritje të invaliditetit”, tha Braho.

Per restaurimin e plote te arkivit te Institutit te Sigurimeve Shoqerore jane dhene 5.5 milion dollare, te cialt jane perdorur per dixhitalizimin e ketij arkivi

Top Channel