Mbërrijnë eshtrat e Eqerem Bej Vlorës

26/03/2014 00:00

Pas 50 vitesh, rikthehen në Shqipëri eshtrat e personalitetit te njohur te shtetit shqiptar Eqerem Bej Vlora.

Ne Rinas kane mberritur nga Vjena eshtrat  diplomatit dhe politikanit te mencur  Eqerem bej Vlores, i cili eshte ndare nga jeta ne vitin 1964. Mbesa e pinjollit te Vlorajve, Hana Kelcyra pak muaj me pare shprehu shqetesimin se nese nuk kryhej nje pagese ekstra, eshtrat e Eqerem Bej Vlores do te asgjesoheshin nga autoritete vjeneze, pasi mbajtja e një varri tradicional në shumë vende të botës, përfshirë edhe Austrinë, pas njëfarë kohe të caktuar kërkon një pagesë të veçantë.

Eqerem Bej Vlora kishte lene amanet qe te varrosej në Kaninë si e tërë familja e tij. Pas pak ditesh pritet te zhvillohet edhe nje ceremoni zyrtare per kete.

Top Channel