“Je e çmendur”/ Përplasje të ashpra në mbledhjen e KLP mes Sokol Stojanit dhe Mirela Bogdanit: Kështu e gjykova, kush je ti që… Qeveria ka miratuar ashpërsimin e Kodit Penal të disa kundravajtjeve
ligjore. Në mbledhjen e radhës se kabinetit qeveritar, është miratuar
dënimi me burg për disa kategori shkeljesh, disa prej të cilave më herët
dënoheshin vetem me gjobë.
Ne keto ndryshime ashpersohet ligji për vjedhësit e energjisë elektrike, përdoruesit e lëndëve plasese, shitjes së kartave celulare SIM, si dhe shkelësit e qarkullimit rrugor.
“Nëpërmjet këtyre masave në Kodin Penal, të ndikojmë fort në parandalimin e këtyre fenomeneve dhe rritjen e ndëshkueshmërisë për të gjithë shkelësit”, tha ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.
Vjedhja apo mospagimi i energjise elektrike eshte vendosur ne keto ndryshime te Kodit Penal si mase cilesuese per bisneset apo sipermarrjet, duke parashikuar denim me te ashper per ta. Ndryshimet parashohin 3 vjet per familjaret dhe deri ne 5 vjet burg per sipermarresit.
Per mbajtesit e armatimit luftarak per qellime kriminale, denimi shkon nga 5 ne vjet ne 8 vjet burg, ndersa ne rrethana cilesuese ky denim shkon 15 deri ne 20 vjet burg. Ashpersim njeh ligji edhe mbajtesit e ketyre lendeve per qellime industriale. Per shkelje te rregullave teknike deri ne 10 vjet burg.
Shitja e kartave SIM pa autorizim apo rishitja e tyre, denohet me 10 – 30 dite burg.
“Siç ju dini është përfshirë po ashtu në paketën e sigurisë lidhur me një sërë ngjarjesh kohën e fundit, por edhe gjatë këtyre viteve ka shqetësuar opinionin publik dhe janë bërë më pas ndihmës për ngjarje kriminale akoma më të rënda”, tha Tahiri.
Qeveria nuk do te riaktivizoje me moratoriumin e skafeve, por ka marre vendim per disiplinimin e tyre per qellime turistike, ku çdo mjet do te jete i regjistruar dhe i pajisur me GPS qe lejon ne çdo kohe te dihet vendndodhja e tyre ne det apo liqen.
Ministri i Brendshem beri me dije gjithashtu se nje vendim i Qeverise ka prekur edhe afatin e pasaportave te femijeve. Nga 2009 deri ne 2010 jane dhene nje sasi e larte pasaportash, 150 mije te tilla. Ndersa ligji parashikon qe pasaportat e femijeve te kene afat 5- vjeçar, ato jane dhene per 10 vjet tha ministri Tahiri, duke bere me dije se vendimi i sotem i Qeverise i zgjat atyre edhe 1 vit afat nga ai ligjor.
Top Channel