“Je e çmendur”/ Përplasje të ashpra në mbledhjen e KLP mes Sokol Stojanit dhe Mirela Bogdanit: Kështu e gjykova, kush je ti që…
Një sasi e konsiderueshme lëndë eksplozivi dhe armë janë zbuluar gjatë
një aksioni të policisë së Korçës, i cili eshte zhvilluar në disa
fshatra të rrethit juglindor.
Operacioni i kryer nga forcat opeeracionale i koduar “Lozhani” ka bere te mundur zbulimin dhe kapjen e 101 kallepeve tritoli me peshe, e cila varionte nga 250 gramë deri ne 3 kilogramë, dhjetra kapsollave, nje arme automatike dhe disa karikatore e krehera me fisheke.
Sipas te dhenave operacioni ka qene i perqendruar ne fshatrat Bulgarec dhe Lozhan.Ne pranga kane perfunduar 3 persona te cilet mbanin te fshehura municionet. Policia tha se ne pranga jane vene Vasiljan Plasari nga fshati Bulgarec, Sergei Cenolli nga fshati Vashtmi dhe Halil Agolli nga fshati Lozhan Policia beri me dije se personat e arrestuar ishin duke udhetuar ne drejtim të qytetit te Korçes me nje mjet tip BMW dhe u kapen ne afersi te fshatit Lozhan, duke transportuar lenden eksplozive.
Top Channel