“Je e çmendur”/ Përplasje të ashpra në mbledhjen e KLP mes Sokol Stojanit dhe Mirela Bogdanit: Kështu e gjykova, kush je ti që… Ndërsa Prokuroria deklaron se po vijojnë hetimet për kolonel Ylli Zylën,
nën hetim për skandalin e blerjes së pajisjeve përgjuese për llogari të
SHIU-t, një tjetër ushtarak i lartë është thirrur nga njësia task-force
në organin e akuzës për një sërë akuzash të depozituara ndaj tij nga
Policia Ushtarake.
Komandanti i Brigades Logjistike, gjeneral brigade Syrja Gjoka ka dhene deklarimet e tij prane Prokurorise se kryeqytetit per gati 3 ore, pas tre kallëzimeve te policise ushtarake ndaj tij. Aktualisht ushtaraku eshte nen hetim per shperdorim detyre per tre episode sipas nenit 70 te Kodit Penal ushtarak, si edhe vjedhje duke shperdoruar detyren dhe falsifikim dokumentash, pas nje raport auditi qe e dyshon gjeneralin Gjoka per abuzime qe nga dietat deri tek shkeljet e detyres ne procesim e emerimeve dhe dhenies se gradave, burimet thone se gjenerali dyshohet te kete shperdoruar detyren referuar materialit kallezues qe e implikon ate ne prishjen e disa objekteve ushtarake vlera e demit te te cilave kap shumen e 14 milione e 302 mije leke te reja, demtime qe kane ndodhur konkretisht ne repartin e Kuçoves. Kjo dosje aktualisht eshte nen hetim nga prokuroria e Beratit.
Nderkohe qe materialit tjeter kallzues po per shperdorimin e detyres hedh dyshime mbi gjeneralin ne procesin e emerimeve dhe gradimeve ne brigaden logjistike, te cilat dyshohet te jene bere ne kundershtim me urdherin e ministrit te Mbrojtjes per politikat dhe rekrutimin e ushtareve profesioniste ne FA. Ndersa nuk dihet ende se çfare deklarate ka dhene gjenerali perpara prokuroreve, mesohet se Shtabi i Pergjithshem i ka derguar propozim presidentit te Republikes per shkakrimin e gjeneral Syrja Gjokes nga detyra.
Top Channel