Grabiti kazinonë në Korçë, arrestohet 35-vjeçari
26/03/2014 00:00
Policia e Korçës ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar për grabitjen e një kazinoje pak ditë më parë në këtë qytet.
Strukturat për Krimet e Rënda, pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Korçë, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit Nestor Ruço, 35 vjeç, banues në lagjen nr. 10, Korçë.
Ai është autori i dyshuar i grabitjes me armë të kazinosë ‘Admiral’ në lagjen 12, Korçë, më datë 19.03.2014.
35 vjeçari nën kërcënimin e armës arriti të merrte nga dy punonjësit e sallës një shumë prej 150 000 lekësh.
Top Channel