Pas urdhëresës së Ministrisë së Mjedisit ndaj drejtuesve vendorë për
aplikimin e gjobave në rast se nuk pastrojnë territoret e tyre nga
mbeturinat, kryetarët e komunave reagojnë duke thënë se nuk kanë vende
për grumbullimin e mbetjeve.

Ata kerkojne hartimin e strategjive konkrete per pastrimin e mjedisit, krijimin e landfilleve rajonale ku te mund te depozitojne mbetjet dhe akordimin e fondeve per kete ceshtje.

Ajo qe duket ne syrin e cdo qytetari dhe cdo turisti dhe ajo qe reflektohet ne shendetin tone eshte nje ndotje e madhe qe nuk ka kursyer asnje cep te Shqiperise.

Veç pergjegjesise qe kane njesite vendore nje vend te rendesishem ne kete drejtim ze sensibilizimi qytetar. Jo ne pak raste edhe kur ekzistojne vendet e grumbullimit, mbeturinat hidhen jashte tyre, apo ne rastin me te cuditshem koshat e mbeturinave perdoren si vende reklamimi, siç ndodh ne aksin nacional Elbasan-Peqin.

Top Channel