Eksploziv makinës së efektivit të policisë

26/03/2014 00:00

Një shpërthim i fortë lënde plasëse ka shkatërruar automjetin e një punonjësi policie të komisariatit të Krujës.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 03.40, në fshatin Halil Krujë, në mjetin në pronësi të shtetasit Dilaver Boga, efektiv i Komisariatit të policisë Krujë.

Nga veprimet e para rezulton se është vendosur lëndë eksplozive, gjatë kohës kur mjeti ndodhej i parkuar në oborrin e banesës së këtij shtetasi dhe nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale në mjet. Burime nga grupi hetimor që po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e motiveve të ngjarjes bëjnë të ditur se pista kryesore e hetimit nuk është ajo e shkatërrimit të pronës për shkak të detyrës.

Ndaj hetimet janë përqëndruar te ndonjë konflikt i mundshëm i pronarit të mjetit qofte per motive personale, apo dhe pronesie me persona te tjere.

Top Channel