Rekrutimi për në Siri, flet hoxha i Gurrasit

25/03/2014 00:00

Rekrutimi i të rinjve ne Siri duket se ka rrënjë të thella në vite.
Fshati Gurras, një prej vatrave të kesaj veprimtarie vijon ende të
trondisë me historinë e atyre që luftojnë duke përdorur emrin e fesë.

Hoxha i fshatit ne komunen Bucimas te Pogradecit, Lytfi Cako deshmon se rreth 3 vite me pare me rastin e Ramazanit, ne fshat erdhen dy persona nga Librazhdi dhe pasi shtruan nje darke per te rinjte e fshatit i kerkuan atij qe t’i lere me te lire per te zhvilluar besimin e tyre. Teksa mban mbi supe nje eksperience te gjate si hoxhe ne kete fshat, 84-vjeçari nuk heziton ta konsideroje kete qe po ndodh si veprimtari te nje sekti fetar qe po diskretiton fene islame.

“Kurani në asnjë vend nuk thotë luftë, por vetëm paqe, vllazërim, bashkim. Unë e falendoj Qeverinë që vuri dorën dhe ndihmoi fenë në këtë rast”, thotë hoxha.

I moshuari tregon se 4 te rinj te ketij fshati jane larguar ne Siri per te luftuar ne emer te fese gje qe bie ndesh me ate qe predikon besimi islam ne vetvete.

Top Channel