Bashkia e Tiranës shton pikat e shpërndarjes për abonetë falas për pensionistët, Ristani: Do të ndërtojmë një sistem të ri që të shmangim radhët
jë 23-vjeçar është arrestuar në orët e para të mëngjesit të së martës
nga efektivët e repartit special të shqiponjave për posedim të armëve
luftarake dhe municioneve.
Sali Hoxha, 23 vjeç banues në Paskuqan u arrestua në flagrancë në rrugën “Sulejman Delvina”, në afërsi të stadiumit “Selman Stërmasi”, në automjetin tip “Seat”, me ngjyrë të zezë, me targa AA 170 AD, ku iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë, me një krehër me një fishek, me 17 fishekë, pa leje.
Ndërkohë nga kontrolli i banesës ju gjetën një armë automatik kallashnikov, një krehër me 23 copë fishekë model 56 mm; një krehër me 20 copë fishekë model 56 mm; një mbajtëse fishekësh me 14 fishekë 9 mm manovër dhe 8 fishekë manovër pa kokë, më të vegjël se 9 mm; thika metalike; një krehër pistolete me 7 fishekë model 7.62 mm, 30 copë fishekë model 7.62 mm, 6 fishekë manovër model 56 mm, një fishek 9 mm me ngjyrë të zezë, 2 fishekë 6.35 mm; dorezë metalike etj.
Top Channel