Padia e ILDKP, Naço masa për dy gjyqtarë

25/03/2014 00:00

Ministri i Drejtësisë Nasip Naço vendos nisjen e procedurës disiplinore për dy gjyqtarët Klorinda Çela dhe Ken Dhima.

Ky reagim erdhi pas paditjes që bëri Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave në Prokurorinë e Përgjithshme për këta dy gjyqtarë, me akuzën e fshehjes së pasurisë.

Gjyqtari Ken Dhima, sipas ILDKP ka bërë deklarim i rremë i vlerës së këstit të parë të paguar për blerjen e apartamentit në favor të shoqërisë ndërtuese në shumën prej 2.770.000 lekë, ka mungesë të burimit të krijimit të depozitës prej 1.050.000 lekë nga subjekti, përdorur për blerjen e apartamentit, deklarim të rremë për huamarrjen nga shtetasi A.Ç. të shumës prej 2.000.000 lekë për blerjen e apartamentit në Rr.”Don Bosko” dhe gjithashtu ka bërë edhe disa deklarata të rreme dhe ka fshehur disa depozita bankare.

Ndërkohë, gjyqtarja Klorinda Çela ka bërë deklarim të rremë të vlerës së këstit të parë të paguar për blerjen e apartamentit në favor të shoqërisë ndërtuese në shumën prej 2.770.000 lekë, ka mungese burimi të krijimit të depozitës bankare në shumën prej 719.800 lekë nga subjekti, përdorur për blerjen e apartamentit si dhe deklarata të tjera të rreme dhe fshehje të disa depozitave bankare.

Top Channel