52-vjeçari Thoma Sejdarasi, i cili qëlloi me sëpatë në kokë djalin e
tij, teksa ky i fundit ishte në gjumë është lënë në burg nga Gjykata e
Faktit në Korçë.

Ne seancen e  zhvilluar per caktimin e mases se sigurimit personal ndaj 52-vjeçarit, Prokuroria ka parashtruar provat e saj te cilat ishin mbeshtetur edhe ne deshmine e dhene nga nena e djalit, ndersa ka kerkuar vleresimin si te ligjshem te arrestit ne flagrance dhe lenien e tij ne burg.

Sipas Prokurorise, 52-vjecari ka qelluar djalin e tij me nje sepate qe e ka marre ne ballkonin e shtepise , teksa ai po flinte nderkohe dyshohet se  ka qene nen efektin e pijeve alkoolike.

Ndersa ne deshmine e tij dhene per organin e akuzes 52 -vjeçari ka dhene versionin e tij, sipas te cilit shkak per ngjarjen ka qene pikerisht perdorimi i lendeve narkotike nga ana e djalit dhe dhuna qe ai ushtronte ndaj prinderve vazhdimisht. Te njejtat fjale autori i ka perseritur edhe para gjykates, duke shprehur pendese per veprimin e kryer, ndersa mbrojtesi i tij ka kerkuar caktimin e nje mase me te lehte sigurie.

Top Channel