Ministria e Bujqësisë ka urdhëruar Autoritetin Kombëtar të Ushqimit të
marrë në treg mostra djathi, gjize dhe produktesh të tjera me origjinë
shtazore për t’i analizuar në Institutin e Sigurisë Ushqimore e
Veterinare.

Ministria paralajmëron operatorët dhe tregtarët të shënojnë në mënyrë të saktë përbërjen e produktit. Në rast se shitet djathë me niseshte dhe kjo del në analizat e ISUV, atëherë tregtari duhet ta shkruajë detyrimisht këtë në përbërjen e produktit.

Ministria sqaron se në asnjë rast nuk bëhet fjalë për dëmtim të shëndetit dhe nuk është e ndaluar të tregtohet, jo vetëm këtu, por dhe ne BE e SHBA. Por, kjo Ministri synon që konsumatori të mos mashtrohet lidhur me përbërjen e produktit. Gjithashtu, kjo duhet të reflektohet dhe në çmim, ku produkti me përbërje të lartë nishesteje duhet të ketë çmim më të ulët sesa çmimi i djathit i prodhuar 100 % me qumësht. Ministria e Bujqësisë paralajmëron se do të tregohet e ashpër me prodhuesit apo tregtarët që genjëjnë konsumatorin.

Top Channel