Ministria e Mjedisit ka ngritur një grup inspektimi për verifikimin e HEC-eve, të cilat janë të pajisura me leje mjedisore.

Kryeinspektori i Mjedisit, Ergys Agasi tha se vetem 180 HEC-e kanë leje mjedisore.

“Ky grup pune i krijuar tashmë këtu në Ministrinë e Mjedisit, ka bërë një verifikim i të gjithë HEC-eve dhe të hidrocentraleve që janë të pajisyr me leje nga Ministria e Ekonomisë. Janë diku tek 450 HEC-e të pajisur me leje nga Ministria e Energjetikës, por jo me leje mjedisore. Vetëm 180 prej tyre janë pajisur me leje mjedisi dhe do të bëhet një verifikim i situatës për të parë se ku ndodhemi”, thotë Agasi.

Nje pjese e madhe e lejeve per ndertimin e HEC-eve jane dhene ne zona te mbrojtura mjedisore. Në Gjirokaster, Përmet, Fier, Vlore, Librazhd dhe Tropoje, jane dhene dhjetra leje per ndertimin e HEC-eve, te cilat nese ndertohen do te shkaktojne nje dem te madh mjedisore. Pas inspektimit do te merren masat e percaktuara ne ligj.

“Ne si Inspektoriat i Mjedisit do të marrim masat tona, duke bërë propozime për gjobat maksimale, e cila shkon në vlerën 2 milionë lekë të reja, për të gjitha subjektet që nuk janë pajisur, deri në pezullimin e aktivitetit të tyre”, sqaron Agasi.

Ministri i Energjetikes Damian Gjiknuri tha para disa javesh se pas verifikimeve nje pjese e lejeve te HEC-eve do të hiqen.

Top Channel