“Je e çmendur”/ Përplasje të ashpra në mbledhjen e KLP mes Sokol Stojanit dhe Mirela Bogdanit: Kështu e gjykova, kush je ti që… Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës dy të mesditës të së martës në burgun e Malandrinos në Greqinë Qendrore, kur një i burgosur shqiptar në gjendje të tronditur ka vrarë një roje burgu.
Ngjarja ka ndodhur pas marrjes së drekës, kur i burgosuri shqiptar, i cili ishte i dënuar me burgim të përjetshëm kishte mësuar se i ishte anuluar kërkesa e lejes. Pasi ka bërë fjalë me gardianin ai ka bërtitur: “Nuk më lejoni të shkoj të shoh nënën time? Do t’ia marr jetën njërit prej jush”, dhe ne vazhdim i është hedhur sipër rojes së burgut dhe i ka prerë fytin me një thikë artizanale.
Raportohet e e ëma e të dënuarit shqiptar ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, ndaj ai kërkonte që ta shihte atë.
Gardiani i burgut u dërgua menjëherë në spitalin e Amfisës, por përpjekjet e mjekëve nuk mjaftuan për t’i shpëtuar jetën. Bëhet fjalë për një 45-vjeçar, baba i dy fëmijëve që kishte të paktën 14 vjet përvojë pune.
Ngjarja ndodh në një moment kur në të gjitha burgjet e vendit janë marrë masa të jashtëzakonshme sigurie pasi ka pasur informacione se po përgatiten protesta për të kundërshtuar projektligjin e ri të qeverisë për ndërtimin e burgjeve të sigurisë së lartë.
Sipas të burgosurve ata që do të transferohen në këto “ndërtesa- keshtjella” sic i kanë quajtur mediat greke, do humbasin përvec të tjerash shumë të drejta që gëzojnë në burgjet ku ndodhen tani,midis të tjerash lejen disa-ditore për të parë të afërmit.
Nga ana e saj qeveria greke beson se me ndërtimin e tyre fillojnë reformat në sistemin e burgjeve të vendit, tepër të kritikuar për mbipopullim, kushtet e jetesës, torturat dhe diskriminimin.
Vrasja e një gardiani nga një i burgosur është e para që ndodh brenda burgjeve të Greqisë në gjashtë dekadat e fundit.
Top Channel