Mjekë të Autoritetit Shëndetësor Rajonal bëjnë thirrje për kujdes ndaj dhëmbëve tek fëmijët.

Sipas një studimi të bërë nëpër shkolla rezulton se nxënës të moshës 12 vjeç kanë deri në dy dhëmbë të prishur, për shkak të një higjiene orale të munguar ose të dobët, ndërkohe që niveli i kariesit në dhëmbë është i lartë.

“Larja e dhëmbëve dy herë në ditë pas ushqimit bëhet që flora e gojës të jetë vazhdimisht e pastër. Konsumimi i ujit higjinikisht të pastër, konsumimi i ujit cdo ditë, sepse kështu bëhet një farë lavazhi i gojës, humbet aciditetin e gojës dhe ndikon në shëndetin e përgjithshëm”, thotë Vojsava Sulçe, nga ASHR.

Neper rrethe, higjiena orale dhe kujdesi për dhembet eshte shume i ulet dhe kur behet fjale per larjen e dhëmbëve dy herë në dite apo ndërrimin e furçës të pakten një herë në tre muaj siç rekomandohet, as që mund të llogaritet.

Por, mjeket bejne apel qe prinderit te kujdesen per ushqimine femijeve te cilet jane te prirur drejt produkteve te gazuara ,patatinave apo ushqime qe ndikojne ne demtimine smaltit të dhëmbëve.

“Kequshqyerja ka dy anët e saj, ka mosmarrjen e lëndëve ushqyese të nevojshme për organizimin në përgjithësi dhe për dhëmbet sigurisht; ndërsa përdorimi i ëmbëlsirave, i patatinave, i ushqimeve të konservuara, të cilat janë mjaft të dëmshme, janë terren për prishjen e atij smaltit të dhëmbëve dhe që pastaj pasojat janë të një dhëmbi të prishur, ndoshta dhe i pamjekuar mirë dhe që çon deri në heqjen e tij”, thotë Sulçe.

Neper shkolla ekziston sherbimi stomatolog, por ne shume raste ata sherbejne vetem per te sensibilizuar nxenesit, pasi jo ne te gjithe shkollat eshte i pajisur laboratori i stomatologut.

Sipas studimeve te fundit, shqiptaret konsiderohen ende si nje popull me nivel te ulet te edukates shendetsore dhe kujdesit te higjienes orale. Ndonese kerkohet qe çdo 6 muaj te behet një kontroll tek dentisti, ende shkohet atje vetem kur dhemb dhembi.Ne zonat rurale vajtja te dentisti mund te konsiderohet ende luks, ndonese infeksionet e gojes jane te lidhura me nje sere semundjesh.

Top Channel