Shahu në kurrikulat e shkollës

24/03/2014 00:00

Me bindjen se vendet  e pasura dhe ato më të pasura, nuk dallohen nga
cfarë pasurie ju ka dhënë Zoti apo natyra, por nga sa dinë, kryeministri
Edi Rama lancoi nismen e perfshirjes ne shkolla te sportit te shahut.

Ne prani te legjendes se botës së shahut Geri Kasparov, i cili ndodhet në Tiranë me ftesë të Qeverisë shqiptare dhe të rinjve, nxënësve, sportëdashës të shahut, kreu i Qeverise tha se së shpejti do të nise projekti pilot për përfshirjen  e sportit të shahut në kurrikulat mësimore, program i cili do të hyjë fillimisht në 10 shkolla.

“Kush investon më shumë në dije sot, investon më shumë në mirëqënie, nesër. Kështu që ky është një investim në dije, është dhe nje investim në mirëqënie. Prandaj dhe për ne është një investim shumë i rëndësishëm, pokërisht për të bërë të mundur atë që fëmijët që të vegjël të fillojnë të mendojnë para atij ekranit, siç e tha mjeshtri, jo vetëm mbi bazë numrash, por në bazë strategjish. Kjo është pjesë e strategjisë së dijes dhe është pjesë e strategjisë së mirëqënies dhe për këtë arsye ne e mbështesim dhe do ta inkurajojmë me gjithë zemër këtë projekt”, tha Rama.

Sporti i shahut është një instrument i përsosur ne përgatitjen e brezit të ri për sfidat e arsimit modern dha vleresimin njeriu qe per vite me rradhe ka mbajtur vendin e pare si kampion bote ne ate qe cilesohet si sporti i mendjes.

“Besoj shumë fort se shahu i përket sistemit të arsimimit dhe do të ndihmojë që të përmbushen sfidat e arsimit modern të shekullit të 21-të. Është një instrument thuajse i përsosur për fëmijët në shkollat fillore që të gatisin mendjen e tyre për të përballuar sfidat e arsimimit modern”, u shpreh ai.

Të ftuar në këta takim ishin edhe ish-kampionë të sportit të shahut ne vendin tonë, mes të cilëve, Fatos Muça dhe Rozana Gjergji. Si profesionistë te ketij sporti, ata vlerësuan zbatimin e këtij projekti shumë të çmuar për brezin e ri dhe shprehën besimin se me infrastrukturën  e duhur dhe me traditën që ekziston, ky sport mund të shënojë arritje të mëdha. Perfshirja e e te rinjeve ne sportin e shahut eshte pjese e nismes se Qeverise ne kuader te programit ‘Sporti ne Shkolle” .

Programi i sportit te shahut ne shkolla, eshte prezantuar me heret ne shkollen 9-vjecare ‘Pjeter Budi’ ne Tirane. Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla dha detaje te aplikimit te ketij sporti, nëpërmjet metodës kompjuterike me bazë përdorimin e teknologjisë moderne. Fëmijët e Akademisë së Shahut Shqiptar, paten rastin te zhvillojne nje loje shahu me mjeshtrin nderkombetar te ketij sporti, Geri Kasparov.

Top Channel