Martohet Andrea Bocelli
24/03/2014 00:00
Tenori i famshëm Andrea Bocelli është martuar të premten me partneren e tij prej shumë vitesh Veronica Berti, me të cilën ka edhe një vajzë 2-vjeçare.
Ceremonia është zhvilluar në portin e Livornos (Itali) dhe në të ishin të pranishëm familjarët dhe miqtë më të afërt të çiftit.
Pas ceremonisë, çifti u largua me një makinë klasike, ndërsa të ftuarit iu bashkuan më pas në një pritje të organizuar në vilën e këngëtarit, në Forte dei Marmi.
Kjo është martesa e dytë për 54-vjeçarin. Ai është ndarë në vitin 2002 nga gruaja e tij e parë, në të njëjtin vit kur u njoh me Veronikën, e cila është edhe menaxherja e tij.
Top Channel