Librazhd, i vendoset eksploziv godinës në ndërtim

24/03/2014 00:00

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të së hënës në një godinë në ndërtim në rrethin e Librazhdit.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rrajcë, ku në godinën në pronësi të shtetasit me inicialet T.A, 39 vjeç është vendosur një bombë artizanale. Për fat të mirë nga shpërthimi nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen.

Top Channel