Identifikimi i talasemisë, laborator në maternitet

24/03/2014 00:00

Spitali Universitar “Mbreteresha Geraldinë” do të ketë tashmë një
laborator të ri klinik -biokimik, të pajisur me gjashtë aparatura te
reja ekzaminuese, ku nënat shtatzëna mund të bëjnë analizen e anemisë
mesdhetare apo talasemisë siç njihet ndryshe, shumë e përhapur  në
vendin tonë, sidmos në zonën e Myzeqesë.

Deri tani kjo analize mund te behej vetem ne klinikat private, nderkohe qe dhe per analizat e tjera per kontrollin e nenes shtatzene, tashme do te perdoren praktika moderne fale ketyre pajisjeve.

“Elektroforeza e hemologlobinës është analiza që kryhet për herë të parë në laboratorin tonë dhe ka një rëndësi të veçantë për faktin se në kuadrin e spitalit Obstetrik Gjinekologjik, në shërbimin spitalor dhe veçanërisht në atë ambulator mund të gjykojmë për gratë që mund të jenë bartëse të anemive mesdhetare, që në vendin tonë janë shumë të përhapura”, tha Suela Lela, shefe e laboratorit.

Ministri i Shendetesise Ilir Beqja tha se me prokurimet e reja do te mundesohet pajisja e ketij laboratori me te gjithe reagentet e domosdoshem.

“Ishin edhe pajisje që mundësojnë analiza që bëhen për herë të parë në këtë spital, shumë të rëndësishme, qoftë për shëndetin e nënës,qoftë për shëndetin e fëmijës. Ky është mesazh që më shumë siguri ofrojmë për shëndetin e shqiptarëve në spitalet tona. Unë besoj se edhe për vetë profesionistët e shëndetësisë, për mjekët që punojnë këtu, ka më shumë siguri sepse me një ekzaminim, me një diagnostikim më të mirë padyshim edhe kurimi, edhe medikamentet përdoren në mënyrë shumë më efikase”, tha Beqja.

Ky laborator u mundesua fale programit të ndihmës për sistemin e kujdesit shëndetësor shqiptar nga Agjensia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim.

Top Channel