Qeveria hollandeze do të mbështesë biznesin shqiptar me asistencë dhe ndihmë financiare për katër vitet e ardhshme.

Programi i bashkëpunimit të punëdhënësve hollandez ka përzgjedhur “Biznes Albania-n”, si partnerin e saj në Shqipëri për kanalizimin e kësaj ndihme.

“Hollanda nuk është një shtet skeptik, por një shtet partner dhe partner jo në retorikë, por në hapa konkretë si ky, ku pas kësaj  marrëveshje ka një shifër, ka një taksapagues që ka vendosur që t’i shpenzojë ato para në kontribute të tilla”, tha ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj.

“Objektivat e kësaj marrëveshje janë mbrojtja e interesave të punëdhënësve, sigurimi i shërbimeve ndaj sipërmarrësve, përmirësimi i qeverisjes sonë dhe ndikimi në përmirësimin e qeverisjes së vendit”, tha Luan Bregasi, presidenti i “Biznes Albania”.

Drejtori i programit Ronald De Lej tha se qëllimi i sipërmarrësve dhe qeverisë holandeze është të ndihmojnë biznesin shqiptar të mirëfunksionojë si një kusht për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.

Top Channel