Fshihte 30 kg hashash në gomën rezervë

24/03/2014 00:00

Policia portuale në Durrës ka sekuestruar rreth 30 kilogramë hashash mbrëmjen e te dieles dhe ka  arrestuar poseduesi i saj.

Burimet policore sqarojnë se lënda narkotike ishte fshehur në gomën rezervë të makinës tip “Benz” AA 411ID, të  shtetasit Gëzim Alimehmeti, 46 vjeç.

Droga do të transportohej drejt Italisë me linjën e tragetit për në Ankona.Ndërkaq, materialet i kanë kaluar Prokurorisë së rrethit për hetime të mëtejshme.

Top Channel