
Të vetmen rrugë që njeh në Tiranë është ajo që e çon nga shtëpia në punë dhe e anasjellta.
Denisa Tufa, prej tre javesh ka nisur jetën në metropol me një qëllim të madh: të sigurojë jetesën për familjen e saj që jeton në Elbasan.
Kryeqyteti mund t’i ndryshoje asaj jeten dhe mbi te gjitha familjes prej 4 anetaresh, te cilet prej 2 vitesh gjithçka e presin prej Denises. Por, pershtatja nuk eshte aspak e lehte.
20-vjeçarja ka gjetur pune ne nje “fast-food”. Nderkohe enderron sesi nje dite mund te ndjeke studimet ne degen qe ka deshiruar gjithmone, ekonomikun.
Pasditet i kalon gjithmone ne shtepi. Miku i saj me i mire eshte televizori pasi çdo qindarke e fituar duhet te shkoje per familjen dhe jo per gjera qe nuk jane te domosdoshme si kafet me mikeshat…
Ndesa jetik eshte telefoni. Jo gjithmone ka impulse per te folur por eshte menyra e vetme per te shuar mallin per familjen dhe per t’u treguar se ajo po ia del!
Top Channel