Një këshilltar i Gjykatës së Lartë u kërcënua me jetë në zonën e
ish-Bllokut në Tiranë. Rreth ores 8 të mëngjesit, drejt automjetit të
këshilltarit Alban Dokushi, është qëlluar tre here me arme zjarri te
tipit pistolete, ne gomat e makines, me qellim trembje dhe paralajmerim.
Sipas policise, automjeti ndodhej i parkuar ne afersi te kopshtit numer 5 dhe keshilltari ishte duke pritur qe bashkeshortja te çonte femijet ne kopsht.
Ne ato momente nje person ka nxjerre pistoleten dhe ka qelluar ne drejtim te tij. Sipas te dhenave paraprake duke hetuar edhe vendin e ngjarjes policia tha se nuk ka qene nje tentative vrasjeje. Motivi mbi te cilin po hetohet eshte ai i pronesise. Policia tha se eshte identifikuar autori, por perjashtoi faktin se ngjarja ka ndodhur per shkak te detyres.
Top Channel