“Ua kam dhënë koordinatat e sakta dhe emrat se kush e vrau”/ U paraqit në GJKKO, babai i Ervis Martinajt: Kur dëshmova në SPAK, i thashë të gjitha
Një shpërthim eksplozivi është regjistruar në orët e para të së shtunës
në kryeqytet, ku një sasi prej 200 gramë lëndë eksploziv është vendosur
në derën e banesës së biznesmenit Petrika Bardhi.
Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka pasur të lënduar në njerëz, ndërkohë që janë shënuar dëme të shumta në fasadat e xhamit të banesës në katin e tretë të pallatit, si dhe dera hyrëse.
Polici ka shoqëruar 7 persona, por ende nuk ka asnjë të ndaluar. Paraprakisht dyshohet se shkak i vendosjes së lëndës plasëse të jenë konfliktet për biznesin. Bardhi është marrë në pyetje nga grupi hetimor, ndërsa ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt apo dyshim konkret çka mund të lidhë shpërthimin me autorin. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe autorëve të ngjarjes.
Top Channel