Prishja nga Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar e një pike karburanti të ndërtuar pa leje në fshatin Roms, përgjatë autostradës Levan Tepelenë, ishte shkaku një konfrontimi midis banorëve të zonës dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Këta të fundit ishin në mbështetje të aksionit të inspektoriatit që po pastron rrugën nacionale nga ndërtimet.

Mjetet e rënda të Inspektoriatit janë penguar nga banorë të zonës dhe të afërm të investitorëve që kërkonin mosprishjen e ndërtimit.

Pas rezistencës dhe pengesës së mjeteve të rënda, por edhe pasi disa nga inspektoret janë sulmuar dhe goditur në krye të detyrës, ka ndërhyrë policia me shkopinj gome.

Për shkak të përmasave të mëdha të ndërtimit INUK ka vendosur shkatërrimin me anë të lëndëve plasëse.

Tre ditë do zgjasë aksioni në aksin Levan-Tepelenë, rrugë e re kjo që në një kohë të shkurtër është mbushur me ndërtime pa leje, ku janë të paktën 169 prej tyre në listën e prishjes.

Top Channel