Librazhd, mbytet aksidentalisht në rezervuar 11-vjeçari

22/03/2014 00:00

Një 11-vjeçar librazhdiotka humbur jetën aksidentalisht duke u mbytur në
rezervuarin e fshatit. Sipas burimeve të policisë, ngjarja ka ndodhur
në fshatin Xhyrë, të komunës Hotolisht në Librazhd.

Nga të dhënat e para mësohet se  11-vjeçari  V.F ., ka vdekur për shkaqe aksidentale.

Dyshohet se ai mund të jetë rrëzuar në rezervuar.  Kanë qenë familjarët ata që e gjetën të mbytur 11-vjeçarin pas kërkimeve. Ndërkaq, policia vijon hetimet për ngjarjen.

Top Channel