Korçë, patatet nuk shiten

22/03/2014 00:00

Produktet bujqësore të kultivuara nga fermerët e Korçës as këtë vit nuk i
kanë shpëtuar kalbjes për shkak të mosgjetjes së tregut për shitje.

Dhjetëra fermere ne fshatin Orman per muaj te tere keta banore kane shpresuar se do te mund te tregtonin patatet e kultivuara, por u eshte dashur qe t’i hedhin pa mundur te nxjerrin as shpenzimet e tyre. Per me teper ata flasin per qindra hektare te kultivuara me kosto te larta ndersa mungesa e subvencioneve i ben qe çmimet te jene me te larta krahasuar me patatet qe hyjne nga tregu kosovar.

Në fshatin Orman të Korcës janë qindra familje të cilat të ardhurën kryesore kanë tokat bujqësore dhe prodhimet e tyre, ndërsa iu duhet të jetojnë çdo ditë me shpresën se një ditë do të shesin prodhimet e tyre për të marë sadopak koston që kanë shpenzuar.

Top Channel