Korçë, babai plagos në kokë me sëpatë djalin

22/03/2014 00:00

Një konflikt në familje ka bërë që babai të marrë sëpatën dhe të qëllojë
në kokë djalin e tij 18-vjecar duke i shkaktuar plagë të rënda.

Sipas informacioneve të fundit, ngjarja ndodhi në qytetin e Korçës, ku shtetasi Thoma Sejdarasi në gjendje të dehur ka qëlluar mbi djalin e tij Albano Sejdarasi, duke e lënë të plagosur rëndë. I lënduari është dërguar me urgjencë në spital, ku edhe po merr ndihmën mjekësore.Mesohet se Albano i ka kerkuar te atit qe te mos konsumonte me alkool, por kjo mesa duke e ka irrituar babane, i cili nuk ka hezituar te marre sepaten dhe te qelloje te birin.

Policia ka arrestuar menjëherë autorin e ngjarjes së rëndë.

Top Channel