Kanë rezultuar negative edhe në laboratorin e Institutit të Studimeve
Universitare Veterinare analizat e kryera një ditë më parë edhe nga
ministri i Bujqësisë për prodhimet e Lushnjës, të cilat dyshohen me
përmbajtje të lartë të hormoneve që ndihmojnë në rritjen apo pjekjen e
shpejtë të tyre.

Analizat tregojne se nuk mund te pretendohet per produkte bio, por kane rezultuar me mbetje pesticidesh më pak dhe se norma e lejuar nga Komuniteti Europian, e cila parashikon 001 deri 1 miligram për 1 kilogram.

“Rezultati i analizës që u krye nga ministri në Lushnjë, në kuadër të ngritjes të një sistemi rajonal të vlerësimit të pesticideve në produktet bimore, rezulton negativ. Për sa i përket analizave të monstrave që ka sjellë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit kanë ardhur deri nga dy rrethe deri tani, janë 6 matrica dhe kanë ardhur nga Durrësi dhe nga Fieri dhe rezultatet gjithashtu tregojnë që janë nën nivelin maksimal të lejuar dhe flas për normat e Komitetit Europian”, shpjegon Ardian Xinxo, nëndrektor i ISUV.
 
Produktet e derguara nga AKU ne laboratorin e ISUV nga Durrësi, Lushnja dhe Fieri janë analizuar per 450 lloje mbetje pesticidesh dhe shumica e tyre kanë rezultuar nen normen e lejuar.

Por ministri i Bujqesise kerkoi qe analizat te mund te behet ne te gjithe laboratoret rajonale. Nje dite me pare vete ministri i Bujqesise demostroi berjen e nje analize te thjeshte me rezultat 24 ore çka mund te percaktonte nese prodhimet e sapodala nga sera  jane te ndotura ose jo nepermjet injektimit te lengut te produkteve tek minjte.

Sipas kesaj analize ne keto produkte ishin prodhuar me hormone mbi normen e lejuar atehere do te shkaktonin fryrjen e organeve te minjve. Pas kesaj analizat dergohen per verifikim ne laboratorine e ISUV ne Tirane. Nje analize e tille mundeson mos hedhjen e produkteve ne treg, duke rritur keshtu sigurine e konsumatorit.   

Top Channel