Me bastun në dorë u përplas me kryetarin e këshillit të PS në Maliq, i moshuari: Ikën edhe këshilltarët që ishin kundër mbylljes së Bashkisë Maliq
Një person është plagosur rëndë me armë zjarri me dy plumba në kokë
mbreme rreth mesnate ne periferi të qytetit të Shkodrës ne vendin e
quajtur “Ura e Trenit”.
I plagosuri është shtetasi Ndue Cini 48 vjec dhe njihej si person që merrej me tregtimin e duhanit.
Autorët e këtij atentati i kanë zënë pritë shtetasit Ndue Cini afër banesës dhe në në momentin që ka zbritur nga makina për hapur portën e shtëpisë 48-vjeçari është qëlluar me plumba në kokë nga një distancë e afërt.
I plagosuri ndodhet i shtruar në spitalin rajonal të shkodrës në gjendje tepër kritike për jetën.
Ndërkohë sipas policisë për momentin ende nuk dihen motivet dhe autorët e kësaj ngjarje, ndërsa hetimet janë përqëndruar në dy pista njera që ka të bëjë me ndonjë koflikt të çastit dhe pista tjetër e hetimit ka të bëjë me biznesin e të plagosurit.
Top Channel