“Ua kam dhënë koordinatat e sakta dhe emrat se kush e vrau”/ U paraqit në GJKKO, babai i Ervis Martinajt: Kur dëshmova në SPAK, i thashë të gjitha Gati një muaj pasi u vetëdorezua në Prokurorinë e Vlorës, Andon Mëhillaj
është pyetur mbi pesë orë në burgun 302, ku ai mbahet në pritje të
nisjes së procesit gjyqësor.
Heret me mengjes prokuroret e Krimeve të Rënda dhe avokatët e tij jane paraqitur ne keto ambiente per te marre versionin e te akuzuarit, qe njihet edhe me emrin tjeter Erjon Mehillaj, per te gjitha episodet kriminale qe e inkriminon i penduari i drejtesise Julian Sinanaj.
Per shkak te sekretit hetimor, nuk jepet asnje detaj nga seanca e pyetjeve apo per pozicionin e te pandehurit qe dyshohet si porosites dhe ndermjetesues vrasjesh me pagese, nderkohe qe nje burim i tha Top Channel se javen e kaluar grupi i hetimit ka marre ne pyetje edhe te arrestuarit e tjere, Ndriçim Gjokona po ashtu bashkepunëtor i drejtesise, si edhe biznesmenin Ilir Karçini.
Mesohet se Gjokona qe eshte etiketuar nga Julian Sinanaj, si bashkepuntor i tij ne serialet e vrasjeve me pagese ka treguar edhe per episode te tjera, nderkohe qe biznesmeni i gazit Karçini nuk ka pranuar te kete paguar Julian Sinanajn per te vrare biznesmenin tjeter Pirro Bare.
Mbi Andon Mehillajn rendojne tete akuza duke nisur nga me e renda vrasje te shtetasve Sokol Veizi e Agron Çela, deri tek armembajtja pa leje. Andon Mehillaj eshte konsideruar ne rrefimin e Sinanajt, si nje biznesmen ndertimesh dhe pronar tokash ne Karaburun qe perveçse e kishte porisitur per te kryer vrasje kishte kerkuar edhe vendosjen e lendes plasese edhe ne apartamentin e deputetit Ardian Kollozi, me qellim per te perhapur panik tek banoret. Aktualisht ne kerkim ndodhet kusheriri i tij Genis Mehillaj.
Top Channel