“Ua kam dhënë koordinatat e sakta dhe emrat se kush e vrau”/ U paraqit në GJKKO, babai i Ervis Martinajt: Kur dëshmova në SPAK, i thashë të gjitha Në Parkun Kombëtar Divjakë në Ditën Ndërkombëtare të pyjeve janë mbjellë pishat e para në një projekt që parashikon ripyllëzimin me 7 mijë pisha.
Ministri i Mjedisit, Lefter Koka deklaroi se qeveria garanton mbi 10 milionë fidane pishe mesdhetare që do të mbillen gjatë 4 viteve. Projekti i këtij viti do të pyllëzoje 1 mijë hektarë pyje të degraduara.
“Sot në mbarë vendin ka aksione të kësaj natyre sa i përket pyllëzimit. Në një pjesë të parkut në ato zona ku janë degraduar janë mbjellë 7 mijë fidane, pisha mesdhetare, karakteristika të kësaj zone”, deklaroi Ministri Koka.
Për të mbrojtur këto zona qeveria do të ndërhyjë në ligjin e administrimit të pyjeve. Deputeti i zonës Erjon Braçe theksoi se memorandumi kundër gjuetisë do të kthejë në Parkun e Karavastasë shpendët që rrezikonin të zhdukeshin.
“Jo më larg se sa 6 muaj flitej për të prerë pyje, për të gjuajtur cdo gjë që fluturonte në park dhe jashtë parkut, për të shfrytëzuar lumenj në mënyrë barbare. Ne jemi në një zonë ku kemi Semanin dhe Shkumbinin dhe natyrisht kjo barbari u ka rënë në sy të gjithë banorëve të zonës. Kemi disa masa të qeverisë që kanë ndryshuar gjithë politikën ndaj mjedisit dhe natyrisht e gjitha në shërbim të qytetarëve dhe të ardhmes së këtij vendi”, deklaron deputeti Braçe.
Në këtë zonë ndodhet edhe një ishull i vogël ku jeton një koloni e një pelikani të rrallë që rrezikonte zhdukjen.
Top Channel