“Ua kam dhënë koordinatat e sakta dhe emrat se kush e vrau”/ U paraqit në GJKKO, babai i Ervis Martinajt: Kur dëshmova në SPAK, i thashë të gjitha Mbyllja e kantierit të anijeve të peshkimit në portin e Durrësit vite më
parë komentohet si një nga arsyet se përse u mbyt peshkarexha
‘Katerini’ në ujrat ndërkombëtare.
Kapiteni i peshkarexhes qe u shpetua nga roja bregdetare tregon se kane dale ne det, ndersa anija kishte nevoje per riparime qe s’mundet t’i beheshin per shkak te pamundesise per te perballuar remontin ne portet italiane apo malazeze. Sapo zbriti ne breg ai tregoi se si anija qe drejtonte perfundoi ne fund te detit.
“Uji hyri në peshkarexhë dhe bllokoi motorrët. Ndërhyrja nga ana e strukturave ishte shumë e shpejtë. Në situatën e krijuar nuk do të kishte mundësi shpëtimi për mjetin lundrues”, thotë Gora.
Vetem anijet qe kane mundesi i drejtohen kantiereve te Malit te Zi dhe Greqise per riparime kapitale, ndersa te tjerat bejne riparime te pjesshme duke lundruar te pasigurte ne detra.
Top Channel