Me bastun në dorë u përplas me kryetarin e këshillit të PS në Maliq, i moshuari: Ikën edhe këshilltarët që ishin kundër mbylljes së Bashkisë Maliq
Një shtetas shqiptar është vrarë me armë zjarri gjatë orëve të natës mes
së enjtes dhe së premtes në Itali, në lokalitetin e Pastrengos, pranë
qytetit të Veronës.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave 42-vjeçari, i divorcuar dhe me një djalë, është qëlluar me armë zjarri teksa po kthehej në shtëpi.
Ende nuk është e qartë dinamika e vrasjes, ndërkohë që nga hetimet e para ka rezultuar se viktima jetonte në Itali prej shumë vitesh. Mbi ngjarjen po hetojnë karabinierët.
Pak ditë më parë një shtetas shqiptar u vra në mënyrë të ngjashme në qytetin e Riminit. 26-vjeçari Nimet Ziberi u qëllua me gjashtë plumba pistolete në parkingun e një supermarketi, duke mbetur i vdekur në vend.
Në momentin e vrasjes Ziberi ishte duke ecur, kur papritur drejt tij u afrua një automjet dhe vrasësi e qëlloi para syve të gruas dhe të dy fëmijëve të viktimës. Familja kishte shkuar në supermarket për të bërë pazar.
Top Channel