Policia e angleze njofton se ka shumë mundësi që trupi i një personi të
seksit mashkull, i gjetur të enjten në mesditë në breg  të qytetit
bregdetar të Felixtow në jug të Anglisë mund të jetë i njërit prej dy
shqiptarëve të hedhur nga trageti me 26 shkurt.

Sipas policise ne trupin e personit te gjetur qe dukej se kishte kohe qe ishte ne uje, jane gjetur nje sasi eurosh. Autoritetet po bejne c’eshte e mundur per te identifikuar viktimen, por asgje nuk eshte konfirmuar.Muajin e kaluar autoritet britanike te Marines Detare njoftuan se dy persona qe ishin duke u deportuar me traget nga porti i Harwich ne juglindje drejt portit Hook ne Hollande mund te kishin humbur jeten.

Dyshimet fillestare qe me pas u konfimuan ishte se ata ishin shqiptare qe po deportoheshin si ilegal. Ata po transportoheshin me tragetin e linjes Stena Line, pas 45 minuash nga fillimit i udhetimit qe zgjat 7 ore, ata ishin hedhur nga kuverta e tragetit ne ujrat e Detit te Veriut. Vetem xhaketat prej lekure te tyre jane gjetur dhe asgje tjeter.

Nuk u mesua as mosha dhe as identiteti i tyre.Kushtet e motit ishin te mira ne zonen dhe Kohen e incidentit ne brigjet britanike, por temperaturat e ulta  te ujit e benin shume te veshtire mbijtesen per nje kohe te gjate ne uje, vetem ne rast se do kishte ndodhur ndonje mrekulli. Pas kerkimeve nuk pati me lajm per fatin e shqiptareve. Ne rast se do te konfirmohet zyrtarisht se trupi i gjetur eshte i njerit prej shqiptareve, ky do te jete rasti i dyte kur shqiptare te deportuar tentojne te hidhen nga mjetet e transportit qe i deportojne sic ndodhi kohe me pare me nje shqiptar qe u hodh nga treni i Eurostar-it nderkohe qe po deportohej nga Londra per ne Paris duke humbur jeten.

Top Channel