Foto ilustruese

Eshtë mbytur në ujërat ndërkombëtare, peshkarexha shqiptare që lëshoi
sinjalin S.O.S mëngjesin e sotëm, ndërsa ekuipazhi është shpëtuar nga
mjetet e Rojes Bregdetare dhe Guardia di Finanza-s që i shkuan në
ndihmë.

Peshkarexha “Katerini” kishte dale per gjueti para dy netesh, po nuk ka mundur te kthehet serish ne portin e Durresit. Ne oret e para te mengjesit te se enjtes, ekuipazhi i saj prej kater personash ka konstatuar futjen e ujit brenda bordit dhe ka kerkuar ndihme, ndersa ndodhej ne ujerat neutrale, rreth 30 milje larg Durrësit, në drejtim të Shkumbinit.

Marinaret leshuan sinjalin SOS dhe ne drejtim te peshkarexhes jane nisur dy mjete te rojes bregdetare dhe Guardia di Finanza-s për të ndihmuar në nxjerrjen e ujit dhe shpëtimin e mjetit lundrues bashkë me 4 peshkatarët që ndodhen në bordin e saj. Sipas kapitenit të portit të Durrësit Hysni Aruçi, peshkarexha ndodhej në ujërat ndërkombëtarë, rreth 30 milje larg Durrësit, në drejtim të Shkumbinit.

Top Channel