“Mazhoranca nuk ka kundërshtarë”/ Berisha i vetëm në garën për kreun e PD, avokati Ngjela: Saliu është anti-demokrat, non grata në dy vende Gjobë nga 500 mijë deri në 1 milion lekë të reja deri në shkarkim të çdo
drejtuesi të pushtetit vendor që nuk pastron territorin nën
administrimin e tij.
Kjo eshte masa ndeshkimore qe parashikon nje urdher i ministrit te Mjedisit Lefter Koka, i cili iu eshte transmetuar permes kesaj letre qe ai iu ka nisur nominalisht, 390 kryetareve te komunave dhe bashkive ne vend. Letra e dates 18 mars e Ministrise se Mjedisit, urdheron te gjithe drejtuesit vendore te marrin masa te menjehershme për menaxhimin e mbetjeve.
Megjithe aksionin e nderrmarre nga Task Forca e ngritur pas shpalljes se emergjences mjedisore nga Keshilli i Ministrave, ku sipas Ministrise se Mjedisit jane pastruar rreth 450 ton mbetje ne 450 km akse rrugore, gjendja eshte tejet alaramante thuhet ne leter.
Pergjegjesia per situaten,- thote ministri Koka,- eshte drejtperdrejte e kryetareve te komunave dhe bashkive, referuar ligjit te 2011- it per menaxhimin e mbetjeve, por edhe atij per pushtetin vendor te vitit 2000.Mbi kete baze ligjore, ku kryetarët e njësive të qeverisjes vendore percaktohen si “përgjegjës për menaxhimin dhe administrimin e mbetjeve që krijohen brenda territorit të tyre administrativ”, ministria e Mjedisit iu le afat per pastrimin e territorit deri ne 30 prill te ketij viti. Prej kesaj date Ministria do te nise inspektimet ne terren.
Ministri Koka thote se si mase e pare e mos zbatimit te detyrimit ligjor per pastrimin e territorit te tyre, do te jete gjobitja e cdo kryekomunari dhe kryebashkiaku me 500 mije leke deri ne 1 milion leke, mase qe do te pershkallezohet edhe me tej ne rast se do te konstatohet perseritje e kundravajtjes.
“Ministria e Mjedisit do të marrë masa më të rënda ligjore duke i propozuar Këshillit të Ministrave që t’i kërkojë Këshillit të Komunës apo Bashkisë, shkarkimin e Kryetarit, për shkelje të rënda të Kushtetutës dhe të ligjeve në fuqi”, thote urdhri i ministrit Koka.
Me nje shumice te drejtuesve te pushtetit vendore te se majtes, ministri Koka garanton se urdhri do te zbatohet pa asnje dallim partiak, duke iu kujtuar se ata jane zgjedhur nga qytetaret per t’iu sherbyer atyre.
“Gjendja e rëndë e mbeturinave në territorin që ju administroni dëshmon për një neglizhencë dhe papërgjegjshmëri në të shkuarën, ndaj detyron Ministrinë e Mjedisit, që në mbrojtje të standardit të jetës së qytetarit, të marrë masa ligjore ndaj çdo drejtuesi të pushtetit vendor, pa asnjë dallim partiak”, thuhet në letrën që Ministri i Mjedisit u ka drejtuar të gjithë drejtuesve të qeverisjes vendore në Shqipëri.
Top Channel