Talasemikët mbeten pa gjak

19/03/2014 00:00

Qindra fëmijë talasemikë rrezikojnë jetën pasi në spital nuk ka gjak. Një pjesë e tyre prej ditësh nuk arrijnë të shkojnë në shkolle dhe qëndrojnë pa fuqi në shtrat.

Kryetari i Shoqatës së Talasemikëve Musa Zeneli i drejton një apel të gjithë qytetarëve shqiptarë që të dhurojnë gjak, pasi qindra fëmijë janë në gjendje kritike për jetën.

“Sot gjendja është kritike. Marrim as 20-30 përqind të sasisë së gjakut. Pacientët mesatarisht e kanë hemoglobinën 7, që është zonë e rrezikut për jetën dhe pacientë me 6, me 5, ndaj unë bëj thirrje, ka ardhur kohë të themi S.O.S. Dikujt po i rrezikohet jeta”, thotë Musa Zeneli, kryetar i Shoqatës së Talasemikëve.

Kryetari i kësaj shoqate i kërkon ndihmë cdo qytetari që mund të dhurojë gjak.

“Nëse një pacient i rritur do 500 gram, merr 200 gram, ose s’merr fare. Do t’u thoja njerëzve; dhuroni gjak!”, apelon Zeneli.

Në Shqipëri numërohen rreth 600 persona talasemikë të cilët kanë nevojë të marrin gjak gati cdo ditë.

Top Channel