BB vlerëson Shqipërinë

19/03/2014 00:00

Banka Botërore ka vlerësuar Shqipërinë nga Europa, Senegalin nga Afrika dhe Indonezinë nga Azia, si tre vendet më reformatore në politikat e mbrojtjes sociale.

Këto vlerësime u bënë në forumin vjetor të Bankës Botërore në Rio de Janeiro të Brazilit, ku Shqipëria u përfaqësua nga ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj.

Në një intervistë telefonike nga Brazili, për Top Channel, Veliaj ka deklaruar se ndihet krenar për këtë vlerësim të marrë dhe ka shtuar se shumë shpejt do të aplikohen skema të reja për t’i ardhur në ndihmë personave të përfshirë në skemën e ndihmës sociale.

Top Channel