Rreth 50 familje të fshatit Kodra Bujaras të komunës Gjergjan në rrethin
e Elbasanit kanë protestuar ndaj një vendimi të Këshillit të komunës.

Sipas banoreve tokat qe ata kane ne perdorim do t’i kalojne nje firme private ne kuader te nje projekti per pyllezimin e zones. Banoret shprehen se kjo toke eshte e vemtja mundesi jetese per ta dhe keto toka jane te gatshem t’i marrin vete me qira.

Nga ana tjeter kryetari i Keshillit te Komunes Gjergjan Fatmir Çekrezi shprehet se kjo toke do t’i kaloje firmes qe ka fituar ankandin ne kuader te projektit per pyllezimin e ketyre tokave djerre.

Nderkohe banoret kane kercenuar se nuk do te lejojne askend te marre ne perdorim tokat e fshatit te tyre. Ata kercenojne se do te pershkallezojne protestat.

Top Channel